Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione, pasi policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë ndaj studentëve dhe të rinjve të mbledhur në tubim.
Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të policisë, protestuesit nuk janë tërhequr, duke vijuar thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Dorëheqje!”, kanë brohoritur të rinjtë para godinës së Kryeministrisë, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre.












