Vendosni fjalën kyçe....

Policia bllokon marshimin e protestuesve drejt Kryeministrisë, me ujë dhe gaz lotsjellës


 


Policia ka penguar marshimin e protestuesve drejt Kryeministrisë, duke nxjerrë autobotët dhe përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Pavarësisht ndërhyrjes së efektivëve, protestuesit kanë vijuar të qëndrojnë në rrugë dhe t’i rezistojnë përpjekjeve për shpërndarjen e tyre.

Gaz lotsjellës është përdorur edhe në zonën pranë Ministrisë së Brendshme, ku, sipas raportimeve nga protesta, nuk po zhvilloheshin përplasje. Përdorimi i gazit ka ngritur shqetësime edhe për praninë e mundshme të fëmijëve mes protestuesve.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë për keqqeverisje.