Ndërsa masa e jashtëzakonshme e njerëzve ishte nisur drejt Kryeministrisë, policia nuk i ka lejuar.
Efektivët kanë nxjerrë autobotët dhe kanë hedhur ujë me presion dhe gaz lotsjellës.Pavarësisht kësaj, protestuesit rezistojnë dhe qëndrojnë aty.
Gazi lotsjellës po hidhet, edhe pse në protestë mund të ketë edhe fëmijë. Gaz lotsjellës është hedhur edhe tek Ministria e Brendshme, edhe pse këtu nuk kishte përplasje.
Kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e kryeministrit të vendit Edi Rama, që e akuzojnë për keqqeverisje.












