Aston Villa e njofton Man Cityn me humbje pas shtatë fitoreve radhazi

Aston Villa ka fituar ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Ligën Premier.
Ekipi i Unai Emeryt ka vazhduar formën e mirë duke arritur edhe fitoren e tretë në katër ndeshjet e fundit dhe duke ia shkaktuar humbjen e parë ekipit të Enzo Marescas pas shtatë fitoreve radhazi në shtatë ndeshjet e para në kampionat.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë dhe raste më të shumta nga mysafirët, por ishin vetëm vendasit që gjeten rrjetën.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e gjashtë të takimit me anë të Nicolas Jackson, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të John McGinn dhe me epërsi minimale shkuan në pushimin mes pjesëve.
A solid first half from the lads ✊ #AVLMCI https://t.co/qtvefxJCj2
— Aston Villa (@AstonVilla) October 24, 2026
Në pjesën e dytë pati më shumë raste nga të dyja ekipet, por përkundër se City arriti të barazojë rezultatin, vendasit ishin përsëri konkret duke shënuar golin e fitores.
Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 52-të me Erling Haaland, i cili barazoi rezultatin në 1-1 pas asistimit të Ilman Ndiaye, ndërsa Jakcson (60’) u përkujdes për ta rikthyer epërsinë 2-1 dhe deri në fund ky mbeti rezultati përfundimtar i ndeshjes e cila ia dhuroi Aston Villës fitoren dhe tri pikët.
A HUGE WIN AT VILLA PARK 😤 https://t.co/lUAnqjRAsi
— Aston Villa (@AstonVilla) October 24, 2026
Pas kësaj fitore, Aston Villa ngjitet në pozitën e gjashtë me 11 pikë, ndërsa City mbetet i pari me 21 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, City e pret Brightonin, ndërsa Aston Villa është nikoqire e Fulhamit. /Telegrafi/
🚨🏴 | GOAL: NICOLAS JACKSON OPENS THE SCOREING FOR ASTON VILLA! WHAT A GOAL!Aston VIlla 1-0 Manchester City. https://t.co/KNCb3zmCYG
— TheGoalsZone (@TheGoalsZone) October 24, 2026
🚨🏴 | GOAL: NICOLAS JACKSON WITH A BRACE! WHAT A SENSATIONAL TEAM GOLAZO!Aston VIlla 2-1 Manchester City. https://t.co/dB9Iz8BKpr
— TheGoalsZone (@TheGoalsZone) October 24, 2026












































