Palestinezët e zhvendosur në Bregun Perëndimor po përballen me përkeqësimin e krizës ushqimore, pas reduktimit të ndihmave nga Programi Botëror i Ushqimit, për shkak të mungesës së fondeve. Në shtator, agjencia e OKB-së njoftoi përgjysmimin e numrit të përfituesve të ndihmës ushqimore, ndërsa nevojat për ushqim janë më shumë se dyfishuar që nga viti 2023. Rreth 900 mijë persona në Bregun Perëndimor vuajnë nga pasiguria ushqimore. Agjencia ka paralajmëruar se sulmet izraelite, zhvendosjet e detyruara dhe shkatërrimi i burimeve të jetesës kanë përkeqësuar kushtet ekonomike të familjeve palestineze.