Laçi rikthehet te fitorja në Kategorinë Superiore pas 3 fitoreve radhazi.

Në ndeshjen e javës së 8 të kampionatit, skuadra kurbinase arriti të mposhtë Vorën me rezultatin e ngushtë 1-0 për t’u ngjitur në kuotën e 10 pikëve. Pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0, por të dyja skuadrat humbën nga një penallti secila; Vora me Karricën e më pas Laçi me Bibën, me të dy futbollistët që u hipnotizuan nga portierët kundërshtarë që pritën gjuajtjet e tyre.

Fati i takimit u vendos në pjesën e dytë, me Laçin që shënoi me Kurtin duke marrë avantazhin 1-0, një rezultat që mbeti i tillë deri në fund që kurbinasit që më në fund u rikthyen të buzëqeshin në kampionat pas 3 humbjeve radhazi, ndërsa Vora e sheh veten të mbetet me 8 pikë.

Top Channel