Teksa policia ka shpërndarë dhunshëm protestuesit, duke përdorur edhe plumba gome, qytetarët janë shpërndarë nëpër rrugët e Tiranës.
Në zonën e “Myslim Shyrit”, policia ka ndjekur këmba-këmbës protestuesit.
Të rinjtë në këtë zonë ua kanë vendosur flakën koshave të mbeturinave.
Protestuesit tashmë janë shpërndarë në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori edhe plumba gome, edhe pse në protestë kishte familjarë e fëmijë.
Tashmë protestuesit janë revoltuar dhe hedhin gurë në drejtim të efektivëve.
