Sport
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare transferohet te Vllaznia
Andi Hadroj është futbollisti më i ri i Vllaznisë. Mbrojtësi ka arritur marrëveshjen me klubin shkodran, duke u bërë përforcimi i parë i epokës së trajnerit Çaba Laszlo.
Me afrimin e Hadrojt, i cili ka luajtur edhe me Kombëtaren shqiptare, Vllaznia forcon krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa 27-vjeçari sjell me vete eksperiencë të rëndësishme në futbollin shqiptar.
Reklamë
Pjesën më të madhe të karrierës së tij ai e ka kaluar te Partizani, ku regjistroi 111 paraqitje.
Eksperienca e fundit e mbrojtësit ishte me Polissya Zhytomyr në Ukrainë, ndërsa tashmë ai nis një kapitull të ri me fanellën kuqeblu, me synimin për të ndihmuar Vllazninë në objektivat e sezonit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




