Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar për protestën këtë të shtunë në Tiranë. Ndryshe nga herët e tjera, ai nuk ka dalë sot në shesh dhe raportohet se po koordinon revoltën nga selia blu.
Të paktën, kështu janë shprehur përfaqësuesit e partisë Demokratike, kur janë pyetur nga gazetarët në terren se përse kryetari i ty nuk po i shoqëronte. “Padrino drejt fundit që meriton”, shkruan Sali Berisha teksa ndan pamje nga bulevardi.











