Sport

Ahmataj pasi tronditi Partizanin: Skënderbeu mund të shënonte më parpara…

Trajneri Julian Ahmataj foli pas fitores së Skënderbeut me rezultatin 0-2 ndaj Partizanit në Vorë.

“Na gëzojnë vetëm pikët, në këtë moment na duheshin fitoret. E nisëm jo mirë me rezultatet, loja nuk na ka munguar. Ka vend për përmirësuar, për ta dërguar skuadrën në atë nivel që duam.

Partizani është skuadër shumë e fortë. Ka lojtarë shumë të mirë, sidomos faza ofensive. Duhet të merreshin masa, në fillim patëm vështirësi në fillim po më pas çdo gjë u stabilizua. Ne kemi pasur problem me golat në fillim e ndeshjes. Ashtu erdhi ndeshja, mund të shënonim më përpara. Nasr? Ne e kishim në avantazh ndeshjen. Ai do jetë pjesë në vazhdim, por nuk kishim pse e rrezikonim në këtë ndeshje dhe me këtë terren plastik. Mendoj do vlejë më shumë në ndeshjet e ardhshme.

LEXO EDHE: Partizani mundet nga Skënderbeu dhe gozhdohet në fundin e tabelës/ Laçi i jep fund krizës, fitore ndaj Vorës!

Ne kemi punuar shumë gjatë kësaj periudhe. Në futboll gjërat mund të prishen në sekonda. Lojtarët japin maksimumin në fushën e lojës. Ne themi me bindje që këto lojtarë janë të nivelit të lartë, me cilësi. Ne kemi brum. Gradualisht do shkojmë te maksimumi ynë, por duhet të jemi me këmbë në tokë”, u shpreh Ahmataj.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.