Lajmi i fundit

Protesta kombëtare, të gjithë shqiptarët bashkë në shesh

Terror policor në Tiranë/ Gaz, ujë me piper dhe breshëri plumbash gome ndaj studentëve, Tirana në kaos nga dhuna policore

16:04, 24/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dhuna policore ndaj studentëve dhe qytetarëve ka përfshirë disa zona të Tiranës, ndërsa protesta kombëtare është përshkallëzuar në përplasje të rënda me forcat e rendit.

Sulmi nisi pranë Ministrisë së Arsimit, ku policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj studentëve. Më pas, qytetarët dhe studentët u grumbulluan para Kryeministrisë, ku u përballën sërish me dhunën policore, përmes gazit lotsjellës, sprajit në fytyrë dhe breshërive me plumba gome.

Si pasojë e ndërhyrjes së policisë, raportohet për shumë protestues të plagosur nga gazetarët e Syrit në terren, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Prej më shumë se dy orësh, forcat e policisë po ndjekin këmba-këmbës studentët në rrugët e Tiranës, duke përdorur gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba gome. Përndjekja e protestuesve ka zhvendosur përplasjet nga zona e Kryeministrisë në rrugët e kryeqytetit, duke e kthyer protestën në një situatë të rëndë tensioni.

Ndërsa studentët dhe qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë së Edi Ramës, përgjigjja e policisë ka qenë përdorimi i dhunës barbare ndaj protestuesve, në një situatë ku raportohen të plagosur dhe përplasje të vazhdueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco