Protestuesit kanë marshuar edhe në zonën e Bllokut, ku dogjën kazanët e mbetjeve, por Policia e Shtetit po i ndjek nga pas, ndërsa në dispozicion është vendosur edhe një autobot uji për ndonjë incident të mundshëm. Situata vjen në vijim të protestës që po zhvillohet në disa zona të Kryeqytetit, ku protestuesit janë grumbulluar gjithashtu në lulishten e sheshit ”Skënderbej”, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe në afërsi të Bashkisë së Tiranës.


