Laçi rikthehet te fitorja pas tri humbjeve, Osmani: Do të përmirësohemi dhe do të luajmë më mirë

Laçi mori sërish tri pikët në Superiore, duke triumfuar 1-0 ndaj Vorës në përballjen e vlefshme për javën e 8-të. Pas ndeshjes së zhvilluar në Kurbin, trajneri i Laçit, Qatip Osmani, komentoi paraqitjen e skuadrës.

“Pas tri humbjeve radhazi, kjo ishte ndoshta ndeshja më e vështirë. Presioni psikologjik ndikoi dhe u ndje edhe gjatë lojës. Në disa momente bëmë gabime që nuk duhej të ndodhnin, ndërsa dëshira dhe ngarkesa për ta fituar takimin ishin të dukshme.

Të lidhura

None found

Për aktivizimin më të shpeshtë të sulmuesve në pjesën e parë, u përpoqëm të luanim me disa sulmues tipikë dhe me dy mesfushorë me karakteristika më shumë ofensive sesa difensive. Ndoshta zëvendësimin duhej ta kryenim në fillim të pjesës së dytë, por për arsye teknike nuk ishte e mundur. Dëmtimi i Cenës ndikoi gjithashtu dhe na prishi planin për zëvendësimet.

A do të rikthehet Laçi në rrugën e nisjes pas këtij suksesi? Edhe për këtë ndeshje kemi punuar në atë drejtim. Në takimet e para e humbëm atë që kishim ndërtuar deri në këto rezultate. Natyrisht, do të përpiqemi të përmirësohemi dhe të paraqitemi më mirë se sot”, u shpreh Osmani.


Shtuar më 24.10.2026 16:18

Quantcast