Vijon prej orësh dhuna policore ndaj protestuesve në sheshin “Skënderbej” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Policia e Shtetit nuk kursen askënd: adoleshentë, studentë, të moshuar, gra dhe mediat. E paprovokuar nga protestuesit, uniformat blu po ushtrojnë terror ndaj protestuesve, por rezistenca e tyre është e pashembullt. Prej katër orësh të rinjtë janë të pamposhtur ndaj dhunës policore.
Kujtojmë se Policia e Shtetit është frymëzuar përsëri nga Edi Rama dhe Ervin Demo për të shtypur revoltën studentore me dhunë, gjatë një daljeje paraditen e së shtunës.
© SYRI.net