Përplasje e fortë pranë Piramidës, të rinjtë hedhin fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të policisë

24/10/2026 16:52

Përplasje të forta janë regjistruar pranë Piramidës në Tiranë, ku një grup të rinjsh ka hedhur fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të efektivëve të Policisë.

Situata vjen në vijim të protestës që po zhvillohet në kryeqytet, ku janë raportuar tensione dhe incidente në disa zona të qytetit.

Më herët, protestuesit janë grumbulluar pranë institucioneve shtetërore, ndërsa janë raportuar djegie koshash mbeturinash, hedhje lëndësh piroteknike dhe ndërhyrje të forcave të policisë për menaxhimin e situatës.

Top Channel