Protestuesit ndezin zjarr te Ministria e Mjedisit, gazi lotsjellës mbulon zonën pranë selisë së PS-së

24 Tetor 2026 | 16:59

Protestuesit i kanë vënë zjarrin derës së Ministrisë së Mjedisit. Zjarri duket se është shuar pas disa çastesh, ndërsa flakë janë shfaqur edhe në dritaren e së njëjtës ministri.

Një pjesë e madhe e protestuesve janë pozicionuar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku efektivët e Policisë kanë hedhur sasi të mëdha gazi lotsjellës për t’i shpërndarë.

Ndërkohë, efektivët e Policisë janë pozicionuar mes selisë së Partisë Socialiste dhe Teatrit të Kukullave, në gatishmëri për të mbajtur situatën nën kontroll.

Një protestues i maskuar është parë duke qëlluar me llastiqe në sheshin “Skënderbej”. Ndërkohë, e gjithë zona pranë selisë së PS-së dhe Bankës së Shqipërisë është mbuluar nga gazi lotsjellës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministria e Shëndetësisë: Janë paraqitur për trajtim mjekësor një deputet, efektiv policie, përfaqësues të medias dhe protestues

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se, gjatë protestës së sotme, në QSUT dhe SUT janë paraqitur për të marrë trajtim...
16:57 | 24/10/2026

Protestuesit mblidhen te sheshi “Skënderbej”, u hidhet gaz lotsjellës nga tarracat e ministrive (VIDEO)

Pasi policia i ka shpërndarë nga bulevardi dhe u është vënë pas përgjatë rrugës “Myslym Shyri”, Unazës dhe zonës së Bllokut, një pjesë e madhe...
16:15 | 24/10/2026

Protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë, vijon hedhja e gazit, qëllohet me gur ndaj policisë

Protesta është zhvendosur edhe në një tjetër zonë të kryeqytetit, në rrugën e Myslym Shyrit, ku mësohet se qytetarët po marshojnë në drejtim të Drejtorisë...
15:51 | 24/10/2026