Aktualitet Sport

Tifo-grupi i madh shqiptar pezullon aktivitetin, mesazh i fortë kundër dhunës policore në protesta

Grupi i tifozëve Ultras Guerrils ka njoftuar pezullimin e aktivitetit të tij në stadiume, duke bërë të ditur se nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjet e ardhshme.

Përmes një deklarate, grupimi ka shpjeguar se ky vendim lidhet me situatën e krijuar nga protestat dhe denoncimet për dhunë policore ndaj studentëve, pedagogëve dhe qytetarëve.

LEXO EDHE: Tirana “mbytet” me gaz! Ofensivë masive e policisë në sheshin “Skënderbej” dhe pranë PD! PAMJET LIVE!

Sipas tifozëve të Partizanit, sjellja e forcave të rendit ndaj protestuesve është një realitet që tifozët pretendojnë se e kanë përjetuar prej kohësh edhe në stadiume, ku, sipas tyre, presioni dhe trajtimi arbitrar ndaj tifozerive janë kthyer në një fenomen të përsëritur.

LEXO EDHE: Partizani mundet nga Skënderbeu dhe gozhdohet në fundin e tabelës/ Laçi i jep fund krizës, fitore ndaj Vorës!

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.