Hidhen molotovë, gaz lotsjellës dhe ujë me presion drejt protestuesve në sheshin “Skënderbej” dhe pranë PD! Gazi lotsjellës “mbyt” Tiranën!
Një protestues qëllohet me plumb gome në pjesën e barkut.
Protestuesit janë përgjigjur edhe me molotovë!
Policia përdor ujë me presion gjatë gjithë kohës ndaj protestuesve që afrohen në bulevard. Ndërsa, të rinjtë protestues kanë hedhur molotov.
Numri i studentëve dhe qytetarëve në proteste është i lartë.
Kërkesa e protestuesve është një dhe e pandarë: largimi i Edi Ramës si kryeministër dhe i qeverisë së tij.