Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka dhënë informacionet paraprake për personat që kanë marrë trajtim mjekësor gjatë protestës së sotme. Sipas njoftimit, në QSUT janë paraqitur një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, një përfaqësuese e medias dhe katër protestues. Ministria bën me dije se të gjashtë kanë lënë spitalin pas marrjes së trajtimit mjekësor. Në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) kanë marrë trajtim një efektiv policie dhe një përfaqësues i medias. Sipas ministrisë, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.
Njoftimi i plotë
Informacion mbi të lënduarit gjatë protestës 24 tetor 2026 ora 16:30
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se gjatë protestës së sotme, sipas informacioneve paraprake në SUT dhe QSUT janë paraqitur dhe kanë marrë trajtim:
QSUT
– Një deputet i Kuvendit të Shqipërisë
– Një përfaqësuese e medias
– Katër protestues
Të gjithë të lënduarit kanë lenë spitalin pas marrjes së trajtimit.
SUT
– Një efektiv policie
– Një përfaqësues i medias
Gjendja shëndetësore stabël
