Aktualitet

Situata precipiton! Policët marrin flakë nga molotovët pranë godinës së PS-së! Plagoset oficeri!

Policia përdori gaz masiv lotsjellës pranë Sheshit Skënderbej, me qëllim shpërndarjen e protestuesve.

Mirëpo, një përplasje e ashpër është shënuar pranë selisë së PS-së, edhe pse gazi lotsjellës kishte “pushtuar” vendin.

Protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të efektivëve, duke bërë që disa prej tyre të përfshihen nga flakët. Plagë më të rënda ka marrë një oficer.

Pas tri ditëve relativisht të qeta, protesta e sotme ka rikthyer kaosin në Tiranë. Protestuesit iu kthyen sulmeve me gurë, kapsollë e fishekzjarrë, të cilave policia u është përgjigjur menjëherë me ujë e gaz lotsjellës.

Më pas protestuesit i kanë vënë flakën edhe derës së Ministrisë së Mjedisit, por fatmirësisht flakët janë shuar shpejt, pa lejuar që të përhapeshin në të gjithë godinën. Molotovë u hodhën edhe drejt Teatrit të Kukullave, i cili u përfshi nga flakët. Protestuesit janë nën urdhrat e Belind Këlliçit, Bledion Nallbatit e djalit të Sali Lushajt, i njohur si reperi Stresi.

Më herët Policia duke përdorur ujë e gaz lotsjellës, zbrazi brenda disa minutash bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga protestuesit e dhunshëm. Bulevardi është i veshur nga një tymnajë, ndërsa protestuesit janë shpërndarë në rrugët e qytetit, një pjesë e të cilëve te Sheshi Skënderbej. Edhe efektivët po marshojnë, por situata po pasohet vetëm nga incidentet e zakonshme të koshave të djegur. Ndërkohë, te kryeministria janë pozicionuar edhe forcat RENEA.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.