Portesta e PD në fillim e me pas protesta kombëtare e studentëve këtë të shtunë, ka rikthyer kaosin dhe trazirat në Tiranë. Policia e Shtetit ka hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me kimikate në drejtim të qytetarëve. Gjithashtu, efektivët kanë qëlluar me plumba gome. Të rinjtë protestues janë shtyrë tashmë tek Parku Rinia, por se nuk janë tërhequr. Edhe në sheshin “Skënderbej” ka plot protestues për momentin.
Policia ka marrë nën kontroll Bulevardin dhe zonën e Parkut Rinia, pas tensioneve dhe përplasjeve me protestuesit. Sakaq një pjesë e protestuesëve janë larguar për te Drejtoria e Policisë së Tiranës, një pjesë janë te sheshi ”Skëndërbej”, dhe një grup janë në Bulevard. Protestuesit kanë djegur koshat e mbeturinave në mes të rrugës ”Myslym Shyri”, por edhe kanë tentuar të djegin disa ministri e institucione. Ndërkohë herë pas here protestuesit godasin me fishekzjarre dhe bomba molotov në drejtim të Selisë së PS.
Forcat RENEA janë pozicionuar te kryeministria, ndërsa në këtë moment, protestuesit janë shpërndarë për shkak të gazit lotsjellës e ujit. Protestuesit janë duke marshuar në hyrje të Bllokut. Policia po i ndjek nga pas, ndërsa në dispozicion është vendosur edhe një autobot uji për ndonjë incident të mundshëm.
Ora 17:40. Policia e Shtetit ka nisur kontrollet ndaj taksive që kalojnë në Bulevardin në Tiranë, ndërsa vijon protesta studentore me trazira të forta. Forcat e policisë po monitorojnë lëvizjen e automjeteve në zonë, në kushtet e pranisë së protestuesve.
Ora 17:35. Bulevardi ”Dëshmorët e Kombit” është kthyer në ‘fushëbetejë’ midis protestuesve dhe policisë. Protestuesit e maskuar po gjuajnë vazhdimisht me gurë, molotovë e fishekzjarrë. Lëndët piroteknike kanë shkaktuar disa zjarre të vogla nëpër shesh. Nga ana tjetër efektivët e policisë janë shpërndarë në disa pika të sheshit dhe ka edhe një numër të konsiderueshëm pranë Partisë Socialiste. Tymit të molotovëve e fishekzjarrëve u është shtuar edhe gazi lotsjellës.
Ora 17:24. Protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të efektivëve të Policisë në afërsi të selisë së PS-së, gjatë protestës në Tiranë. Si pasojë, një efektiv ka marrë flakë, teksa policia ka rendur ta ndihmojë për të shuar zjarrin. Po ashtu gjatë hedhjes së molotovëve një të riu i është djegur xhaketa, por edhe ai ka arritur t’i shuajë flakët vetë.
Ora 17:20. Disa protestues të maskuar i janë drejtuar Bankës së Shqipërisë ku duke përdorur kangjella metalike, po thyejnë xhamat e kabinës së rojes. Më pas, lëvizin drejt kamerave të sigurisë, të cilat i thyejnë me disa shufra.
Ora 16:40. Protesta në Tiranë vijon mes tensioneve, ndërsa grupi më i madh i protestuesve qëndron i përqendruar në lulishten e sheshit “Skënderbej”. Situata në zonën e sheshit vijon të karakterizohet nga tensione, ndërsa protestuesit mbeten të grumbulluar në këtë hapësirë të kryeqytetit.
Ora 16:30. Protesta studentore në Kryeqytet vijon me tensione dhe incidente, ndërsa situata është përshkallëzuar edhe pranë institucioneve publike. Godina e Ministrisë së Mjedisit është përfshirë në incidente. Protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të godinës, duke thyer xhamat dhe dëmtuar derën e institucionit që u përfshi nga flakët. Protesta vjen në një klimë të tensionuar, me studentë dhe qytetarë që janë mobilizuar për të shprehur pakënaqësitë e tyre. Prania e forcave të policisë në zonat ku janë përqendruar protestuesit synon të menaxhojë situatën dhe të parandalojë përshkallëzimin e mëtejshëm të incidenteve.
Ora 16:22. Protesta në Tiranë vijon mes tensioneve, ndërsa grupi më i madh i protestuesve qëndron i përqendruar në lulishten e sheshit “Skënderbej”. Situata në zonën e sheshit vijon të karakterizohet nga tensione, ndërsa protestuesit mbeten të grumbulluar në këtë hapësirë të kryeqytetit.
Ora 16:16. Protestuesit kanë marshuar edhe në zonën e Bllokut, ku dogjën kazanët e mbetjeve, por Policia e Shtetit po i ndjek nga pas, ndërsa në dispozicion është vendosur edhe një autobot uji për ndonjë incident të mundshëm. Situata vjen në vijim të protestës që po zhvillohet në disa zona të Kryeqytetit, ku protestuesit janë grumbulluar gjithashtu në lulishten e sheshit ”Skënderbej”, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe në afërsi të Bashkisë së Tiranës.
Ora 15:50. Protestuesit janë zhvendosur drejt rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë, ku kanë vendosur kazanë mbeturinash në mes të rrugës dhe u kanë vënë flakën, duke krijuar një barrikadë përballë forcave të Policisë. Protestuesit janë zhvendosur drejt rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë, ku kanë vendosur kazanë mbeturinash në mes të rrugës dhe u kanë vënë flakën, duke krijuar një barrikadë përballë forcave të Policisë.
Lexoni edhe:
Tirana në kaos, turistët e huaj ndjekin protestën duke ngrënë akullore
Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen
Hidhet moltov te selia e PS, polici përfshihet nga flakët (VIDEO)
Çfarë ndodh te selia e PD-së? Taulant Balla publikon pamjet dhe hedh akuza të rënda
Vajza shtrihet në mes të rrugës dhe ka plagë në kokë, mbytet nga gazi lotsjellës
8 të lënduar marrin trajtim në spital, mes tyre një deputet dhe një gazetarë
Trazira te Banka e Shqipërisë, protestuesit thyejnë kamerat e sigurisë
Hidhet moltov te selia e PS, polici përfshihet nga flakët (VIDEO)
Protestuesit bllokojnë “Myslym Shyrin”, u vënë flakën kazanëve të mbeturinave
FOTO/ Trazira dhe flakë në zonën e Bllokut! Policia si ushtri përndjek protestuesit
Qendra e Tiranës mbulohet nga gazi lotsjellës, deputeti i PD-së shfaq probleme me sytë
Kënga “Sali Berisha” në protestën e PD-së, Balla publikon videon e të moshuarit duke kërcyer
Agravon protesta edhe te Kryeministria, hidhet gaz lotsjellës
Arlind Qori: Për të panumërtën herë Edi Rama më është drejtuar pa ma përmendur emrin…
Këngëtarja Irini Qirjako mbështet studentët në shesh, shfaqet e përlotur: Më dhimbsen
Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës
Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar
Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë
Ministri Demo: Teknologjia po identifikon protestuesit e dhunshëm, Policia ka video
Kryeministri: Pas studentëve janë futur duart e krimit dhe ANTIFA
Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë
Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?
