Policia kontrolle të automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, zona e mbuluar nga gazi lotsjellës
Prej disa minutash, automjete të ndryshme kanë tentuar të futen në zonë, por janë ndaluar nga policia për kontrolle në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Çdo automjet apo motor që ka kaluar në këtë aks, përfshirë edhe korrierët që kryejnë shërbime , është ndaluar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), për shkak të dyshimeve se mund të transportojnë sende që mund të përdoren nga protestuesit.
Përmes kësaj rruge, drejtuesit e automjeteve kanë tentuar të gjejnë një itinerar alternativ për të mbërritur në destinacionin e tyre, pa qenë në dijeni të situatës aktuale në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ndërkohë, Policia Rrugore ka ndërhyrë edhe në zonën e Bllokut, duke mos lejuar vijimin e qarkullimit drejt Unazës së Vogël dhe rrugës së Elbasanit.
E gjithë zona vijon të jetë e mbuluar nga gazi lotsjellës, ndërsa protestuesit hedhin vazhdimisht rreze lazeri në drejtim të policisë. Në terren ndodhen gjithashtu dy autobotë, pranë ish-hotel “Dajtit”.
Tensione në qendër të Tiranës, protestuesit dhe Policia përballen në sheshin “Skënderbej”
Dyshohet se u godit me ujë nga autoboti, protestuesja humb ndjenjat! Merret nga ambulanca
Protestuesit ndezin zjarr te Ministria e Mjedisit, gazi lotsjellës mbulon zonën pranë selisë së PS-së
- 17:25 Tensione në qendër të Tiranës, protestuesit dhe Policia përballen në sheshin “Skënderbej”
- 17:07 Dyshohet se u godit me ujë nga autoboti, protestuesja humb ndjenjat! Merret nga ambulanca
- 17:06 Përshkallëzohet protesta në Tiranë, gaz lotsjellës dhe molotovë në Sheshin Skënderbej, policia: Jo me gurë, se do të reagojmë
- 16:59 Protestuesit ndezin zjarr te Ministria e Mjedisit, gazi lotsjellës mbulon zonën pranë selisë së PS-së
- 16:57 Ministria e Shëndetësisë: Janë paraqitur për trajtim mjekësor një deputet, efektiv policie, përfaqësues të medias dhe protestues
- 16:17 Merz: Rusia po përpiqet të destabilizojë Gjermaninë