Një efektiv policie është lënduar pasi i kanë marrë flakë këmbët nga molotovët e hedhur nga protestuesit, pranë selisë së Partisë Socialiste në Tiranë.
Efektivi shihet teksa vrapon dhe rrotullohet në tokë në përpjekje për të shuar flakët. Më pas, kolegët e tij ndërhyjnë me një fikëse zjarri për t’i ardhur në ndihmë.

