Është mbyllur java e 7 e Kategorisë së Parë teksa janë zhvilluar 4 ndeshjet e fundit të saj.

Besa përfitoi nga barazimi i Pogradecit një ditë më parë dhe mposhti Korabin me rezultatin 2-0 për të marrë një fitore që e ngjit në krye të klasifikimit me 13 pikë, po aq sa edhe skuadra pogradecare.

Fitore shënoi edhe Kukësi që iu imponua Burrelit në shtëpi me rezultatin 2-1, një sukses ky që erdhi me përmbysje në rezultat për verilindorët. Mjaft mirë bëri edhe Iliria që iu imponua Kastriotit në derbi duke e mundur me rezultatin 1-0. Por lajmi surprizë vjen nga Oriku i cili mori pikën e parë në këtë sezon pas barazimit 1-1 të arritur në fushën e Sopotit

REZULTATET

Besa-Korabi 2-0

Burreli-Kukësi 1-2

Iliria-Kastrioti 1-0

Sopoti-Oriku 1-1

Top Channel