Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar dhunën ndaj pedagogut Lush Susaj nga ana e efektivëve të policisë, të cilët e qëlluan me plumb gome në gjoks.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha ka dënuar me forcën më të madhe aktin e shëmtuar kriminal të fallangave të Padrinos, siç e konsideron kryedemokrati dhunën policore ndaj protestuesve dhe pedagogëve.
‘Kriminelët me uniformë gjuajnë me shenjestër Prof. Lush Susaj. Dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar kriminal të fallangave të Padrinos!’, shkruan kryetari i PD, Sali Berisha në rrjetin social, Facebook.
© SYRI.net