Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar dhunën ndaj pedagogut Lush Susaj nga ana e efektivëve të policisë, të cilët e qëlluan me plumb gome në gjoks.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha ka dënuar me forcën më të madhe aktin e shëmtuar kriminal të fallangave të Padrinos, siç e konsideron kryedemokrati dhunën policore ndaj protestuesve dhe pedagogëve.
‘Kriminelët me uniformë gjuajnë me shenjestër Prof. Lush Susaj. Dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar kriminal të fallangave të Padrinos!’, shkruan kryetari i PD, Sali Berisha në rrjetin social, Facebook.
© SYRI.net
Dhuna e policisë s'ndalet/ Një qytetare goditet me plumb gome, bie në tokë! Protestuesit përpiqen ta ndihmojnë
Policia në panik nga protesta studentore/ Postblloqe në kryqëzime, kontrolle taksive dhe makinave familjare
Protesta në Tiranë/ Dhuna e policisë nuk ndalet, godet me plumb gome dhe grupin e xhirimit të Syri Tv