Protestuesi dërgohet pa ndjenja te Trauma, dyshohet se u dëmtua në sy nga një plumb gome

24 Tetor 2026 | 18:24

Një tjetër incident është regjistruar gjatë protestës së kësaj të shtune në Tiranë. Rreth orës 18:15, një automjet i një televizioni në kryeqytet ka transportuar drejt Spitalit të Traumës një person të dëmtuar në sy.

Sipas informacioneve paraprake, personi është marrë me urgjencë në protestë, pasi dyshohet se është dëmtuar në sy nga një plumb gome. Megjithatë, shkaku i saktë i dëmtimit ende nuk është konfirmuar dhe pritet të verifikohet.

Protestuesi është dërguar në spital në gjendje të rëndë, pa ndjenja dhe me gjakderdhje të madhe në pjesën e syrit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përshkallëzohet protesta pranë selisë së PS-së, protestuesit hedhin breshëri fishekzjarresh dhe lëndë piroteknike (VIDEO)

Protestuesit në mënyrë masive janë gurmbulluar në Sheshin Skënderbej dhe pranë selisë së Partisë Socialiste, ku raportohet se po goditet drejt saj gjatë protestës. Në...
18:09 | 24/10/2026

Policia kontrolle të automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, zona e mbuluar nga gazi lotsjellës

Prej disa minutash, automjete të ndryshme kanë tentuar të futen në zonë, por janë ndaluar nga policia për kontrolle në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Çdo...
17:54 | 24/10/2026

Euronews transmeton drejtpërdrejt protestën në Tiranë: Policia përdor autobotët me ujë dhe gaz lotsjellës

Euronews po transmeton drejtpërdrejt protestën e kësaj të shtune në Tiranë, ndërsa raporton se mbështetësit e opozitës dhe studentët janë mobilizuar në kryeqytetin shqiptar. Sipas...
17:30 | 24/10/2026