Avokati Dorian Matlija ka reaguar pas publikimit të një videoje nga protesta, në të cilën dëgjohet një komandant policie teksa u drejtohet efektivëve me urdhrin: “Me plumba gome e me gaz mos i kurseni”.
Përmes një reagimi, Matlija e cilëson ngjarjen si krim dhe shprehet se personat përgjegjës duhet të japin llogari.
“Ky është krim. Këta do të përgjigjen të gjithë. Kjo qeveri nuk është legjitime. Këta janë një forcë që kanë pushtuar shtetin”, shprehet avokati.