Një protestues ka mbetur i lënduar gjatë përplasjeve të regjistruara në protestën e sotme në kryeqytet.
Dyshohet se ai është goditur me plumb gome gjatë tensioneve mes protestuesve dhe forcave të Policisë.
Pas incidentit, protestuesi është larguar nga zona me ndihmën e personave që e shoqëronin.
Deri më tani nuk ka të dhëna të konfirmuara mbi gjendjen e tij shëndetësore apo shkallën e dëmtimeve që ka pësuar.













