Kryeministri Edi Rama ka reaguar për trazirat që po ndodhin në Tiranë, ku hedh akuza për PD. ”Studentët” në Universitetin e Dhunës, e shtunë 24 tetor, ora 15:30”, shkruan Rama. Në një video të publikuar në Facebook, Rama tregon sesi “studentët” protestues futen brenda selisë blu. Edhe më herët kreu i qeverisë ka thënë se për të protestat e dhunshme po i organizon PD.