Dhuna policore ka qënë brutale dhe aspak proporcionale me protestën e studentëve.
Një protestues është dëmtuar në sy me plumb gome. Pamjet e mbërritura në redaksinë e Syrit janë të rënda. Ata tregojnë momentin kur disa protestues përpiqen t’i vijnë në ndihmë të riut.
Nga syri ai ka gjakderdhje, ndërkohë që bërtet me të madhe nga dhimbja e shkaktuar.
I riu është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë mjekim.
Redaksia Syri mëson se ai është 28 vjeçari nga Elbasani, Erion Vishkulli, i cili ka studiuar për gazetari.
© SYRI.net