Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga oborri i selisë së Partisë Demokratike, ku shfaqen persona që ai i cilëson me ironi si “studentët” e protestës së sotme.
“Në Universitetin e Dhunës”, shkruan Rama, duke ironizuar protestuesit e mbledhur në selinë e PD-së, të cilët, sipas tij, po përgatiten të vijojnë protestën.
Videoja mban orën 15:30, kohë kur kishin nisur sulmet e para në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

