Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar disa mesazhe nga një grup në WhatsApp, ku protestuesve u jepen udhëzime se si të veprojnë gjatë protestës.
“Gjithçka sipas urdhrave që u jepen me mesazhe”, shkruan Balla në një postim në Facebook.
Në disa prej mesazheve të publikuara shfaqen udhëzime si “Thyjani xhamat” dhe “Bashkohuni, mos ecni me terezi, rrini afër njëri-tjetrit”.

