Mes të lënduarve gjatë përplasjeve të pasdites së sotme mes protestuesve dhe policisë janë edhe dy qytetarë, të cilët kanë marrë plagë në trup nga plumbat e gomës.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet një protestues që ka marrë një plagë në zonën e barkut, dyshohet si pasojë e goditjes nga një plumb gome.

Një tjetër protestues dyshohet se është plagosur pasditen e sotme nga një plumb gome në pjesën e fytyrës, në sy, gjatë përplasjeve me policinë në sheshin “Skënderbej”.

I riu është ndihmuar nga shokët e tij, të cilët e kanë larguar nga zona e përplasjeve.

Top Channel