Protesta e sotme studentore është pasqyruar edhe nga media e njohur amerikan “Bloomberg”, e cila shkruan se “thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama janë shtuar”.
“Protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama hodhën gurë dhe u vunë flakën objekteve, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, topa uji dhe plumba gome”, shkruan Bloomberg.
Më tej gazeta e vijon duke shkruar se “protestat e rregullta, të udhëhequra nga studentët, po zhvillohen në kryeqytetin e Shqipërisë prej rreth dy javësh. Ato janë pjesë e një lëvizjeje që nisi disa muaj më parë kundër planeve për ndërtimin e një resorti luksoz”.
Duke u ndalur te protesta e sotme (24 tetor), Bloomberg raporton se u mblodhën një numër i madh pjesëmarrësish, pasi studentëve iu bashkuan pedagogë universitetesh, mësues, politikanë të opozitës dhe figura të tjera publike.
“Përplasjet u përqendruan në bulevardin kryesor të kryeqytetit, ku protestuesit shkëputën gurë nga trotuaret dhe hodhën sende në drejtim të policisë. Koshat e mbeturinave u dogjën, ndërsa konfrontimet u përhapën edhe në zona të tjera të Tiranës.
Përpara protestave, Rama deklaroi se qeveria e tij po përgatiste masa për t’iu përgjigjur shqetësimeve lidhur me koston e jetesës, strehimin dhe mundësitë ekonomike. Këto janë tema që ngjajnë me ato të lëvizjes së protestave që po zhvillohet aktualisht në Francë”, shkruan media amerikane.
© SYRI.net
Të rinjtë i shpëtojnë policisë, efektivët dalin duar bosh nga ‘gjuetia’ e protestuesve
U sulmua nga policia me spraj e gaz, deputeti Gjin Gjoni: Mos lëni mjet pa përdorur për të rrëzuar kërmën që po qelb këtë vend dhe popull që quhet Edi Rama
Dhuna e policisë së partisë, detyron studentët t'i vërsulen selisë së PS! Shikoni pamjet