Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Klevin Muka, duke e cilësuar një akt kriminal dhe një atentat ndaj lirisë së medias.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha e ka cilësuar sulmin si një akt hakmarrjeje primitive, duke akuzuar policinë si “narko-banditët e Padrinos” për përdorimin e lëndëve djegëse ndaj gazetarit.
“Dënoj me forcën më të madhe këtë krim të shëmtuar, atentat ndaj lirisë së mediave!”, shkruan Berisha në reagimin e tij.
Reagimi i plotë:
Akt kriminal i shëmtuar i narko-banditëve të Padrinos ndaj gazetarit Klevin Muka, të sulmuar për hakmarrje primitive me lëndë djegëse! Dënoj me forcën më të madhe këtë krim të shëmtuar, atentat ndaj lirisë së mediave!












