Përmbytjet në Argjentinë, dy viktima dhe mbi 2 mijë persona të evakuuar

24 Tetor 2026 | 19:41

Përmbytjet në verilindje të Argjentinës kanë shkaktuar vdekjen e dy personave dhe kanë detyruar më shumë se 2,000 të tjerë të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa rritja e nivelit të lumenjve kërcënon komunitetet në të gjithë rajonin, raportoi të shtunën gazeta argjentinase Pagina 12.

Sipas raportimit, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumenjve Parana, Uruguai dhe Iguazu, duke prekur komunitetet pranë kufijve të Argjentinës me Brazilin, Paraguain dhe Uruguain.

Në provincën Chaco, në verilindje të vendit, kryesisht në Puerto Vilelas dhe Barranqueras, nga 1,200 deri në 1,300 persona janë detyruar të largohen nga banesat e tyre, bëri të ditur të premten zëvendëssekretari provincial i Mbrojtjes Civile, Gustavo Santos.

“Kjo do të vazhdojë për disa muaj. Lumi do të vazhdojë të rritet dhe të bjerë vazhdimisht”, deklaroi Santos.

Ndërkohë, në provincën fqinje Corrientes, më shumë se 1,000 persona kishin braktisur shtëpitë e tyre, sipas një raporti të Mbrojtjes Civile të publikuar të mërkurën.

Ujërat kanë përmbytur disa lagje në Paso de la Patria, një qytet në verilindje të Argjentinës pranë lumit Parana, pasi një digë mbrojtëse u shemb nën presionin e ujërave në rritje.

Dy punëtorë ruralë humbën jetën nga mbytja në provincën Corrientes, teksa transportonin bagëtinë nga një ishull në tjetrin, në përpjekje për t’i shpëtuar nga përmbytjet.

Autoritetet kanë paralajmëruar se parashikimet për reshje në pjesët e sipërme të pellgjeve të lumenjve Parana dhe Uruguai mund të shkaktojnë rritje të mëtejshme të nivelit të ujërave gjatë javës së ardhshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarri përfshin ish-shtëpinë e Hitlerit “Eagle’s Nest”, në Gjermani

Një zjarr përfshiu “Folenë e Shqiponjës”, ish-vendstrehimin e Adolf Hitlerit në Alpet Bavareze, të shtunën, më 24 tetor. Vendi historik, i njohur në gjermanisht si...
19:39 | 24/10/2026

Rusia: Sulmi ukrainas la pa ujë dhe energji elektrike Krimenë

Një sulm ukrainas shkaktoi ndërprerje të furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Krimenë e pushtuar të shtunën, ndërsa një valë sulmesh me dronë goditi...
14:19 | 24/10/2026

SHBA-ja i shpall Institutet kineze Konfuci kërcënim për sigurinë kombëtare

Departamenti amerikan i Mbrojtjes i ka shpallur si kërcënim të sigurisë kombëtare Institutet Konfuci, njoftoi shefi i mbrojtjes amerikane, Pete Hegseth. Këto janë qendra kulturore...
13:42 | 24/10/2026