Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar dhunën ndaj protestuesve, duke bërë të ditur se një prej tyre është goditur dhe ka mbetur pa ndjenja.
Përmes një reagimi, Berisha deklaron se deputeti i PD-së, Dr. Zija Ismaili, i ka dhënë ndihmën e parë protestuesit të lënduar.
Berisha e ka dënuar me tone të ashpra atë që e cilëson si dhunë shtetërore ndaj protestuesve paqësorë.
“Dënoj me forcën më të madhe dhunën e egër shtetërore ndaj protestuesve paqësorë!”, shprehet Berisha në reagimin e tij.
