Policia reagon për protestën: Sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve ndëshkohen me ligj
Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me protestën e sotme, duke dënuar aktet e dhunës ndaj efektivëve dhe institucioneve.
Në një njoftim zyrtar, policia u ka bërë thirrje protestuesve të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, ndërsa ka paralajmëruar se çdo veprim që rrezikon jetën e punonjësve të policisë dhe qytetarëve do të trajtohet në përputhje me ligjin.
Reagimi i plote:
Gjatë protestës së ditës së sotme, punonjësit e Policisë së Shtetit janë përballur me akte të vazhdueshme dhune, të cilat rrezikojnë drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe sigurinë e qytetarëve.
Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestë të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, të cilët sulmojnë punonjësit e Policisë dhe institucionet, si dhe dëmtojnë pronën publike e private.
U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin zonat ku po ushtrohen akte dhune dhe të mos bëhen pjesë e veprimeve që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.
E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar me ligj. Dhuna, sulmet ndaj punonjësve të Policisë dhe dëmtimi i pronës publike e private janë të papranueshme dhe ndëshkohen me ligj.
Çdo veprim i dhunshëm që rrezikon jetën e punonjësve të Policisë dhe të qytetarëve do të trajtohet në përputhje me ligjin.
Policia e Shtetit vijon të jetë në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në zbatim të ligjit dhe në shërbim të qytetarëve.
Pamje te publikuara nga Policia e Shtetit.
Protesta në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin: 13 të lënduar, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë
Policia ndërhyn me shumë automjete te “Mine Peza” për arrestime, protestuesit “shpëtojnë” duke u shpërndarë në rrugica
Fishekzjarrë drejt selisë së PS-së, protestuesit grumbullohen pranë Bankës së Shqipërisë
- 19:58 Protesta në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin: 13 të lënduar, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë
- 19:41 Përmbytjet në Argjentinë, dy viktima dhe mbi 2 mijë persona të evakuuar
- 19:39 Zjarri përfshin ish-shtëpinë e Hitlerit “Eagle’s Nest”, në Gjermani
- 19:18 Policia ndërhyn me shumë automjete te “Mine Peza” për arrestime, protestuesit “shpëtojnë” duke u shpërndarë në rrugica
- 19:05 Fishekzjarrë drejt selisë së PS-së, protestuesit grumbullohen pranë Bankës së Shqipërisë
- 18:45 Rama publikon videon e protestuesve në selinë e PD-së: “Studentët” në Universitetin e Dhunës