Protestuesit sulmojnë bizneset, thyejnë xhamat e një banke dhe dyqanit të kompanisë telefonike në zonën e Vasil Shantos
24/10/2026 19:39
Protestuesit u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave dhe kanë thyer xhamat e disa bizneseve në Tiranë, mes tyre edhe të një banke të nivelit të dytë në Rrugën e Kavajës.
Ata kanë thyer xhamat dhe shkatërruan bankomatin e një banke të nivelit të dytë. Po ashtu ata kanë thyer xhamat e një biznesi tjetër, kompani telefonike në Vasil Shanto, e më pas u larguan nga aty.
Po ashtu ata kanë marrë koshat dhe i kanë vendosur në mes të rrugës si barrierë mbrojtëse. Ndërkohë që kanë hedhur edhe barrierat e hekurit të vendosura në trotuare.
Incidentet janë regjistruar gjatë marshimit të protestuesve në rrugët e kryeqytetit, ku protesta po vijon prej disa orësh.
Top Channel