Shtetet e Bashkuara po zhvendosin diplomatë dhe familjarët e tyre nga disa ambasada në Lindjen e Mesme, për shkak të rritjes së kërcënimeve për sulme iraniane dhe përshkallëzimit të tensioneve në rajon. Sipas një memorandumi të 23 tetorit drejtuar sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, inteligjenca amerikane ka konstatuar se Irani ka shtuar ndjeshëm përpjekjet për të shënjestruar personelin amerikan. Rreziku lidhet gjithashtu me sulmet e rebelëve Huthi, të mbështetur nga Irani, ndaj Arabisë Saudite.