Më shumë se 100 mijë qytetarë marshuan rrugëve të Parisit këtë të shtunë, për të protestuar për arsimin dhe kostot e larta të jetesës, duke sfiduar qeverinë e Presidentit Emmanuel Macron, ndërsa rreth 70 mijë efektivë policie ishin në gatishmëri, të mbështetur nga helikopterë, autobote me ujë me presion. Policia e Parisit vlerësoi pjesëmarrjen në 110,000, me demonstruesit që u mobilizuan pavarësisht kufizimeve në skajin juglindor të qytetit. Policia përdori gaz lotsjellës në disa qytete, përfshirë Lyon, dhe Strasburg, si dhe ujë me presion në Nisë dhe Nantë. Në Marsejë, oficerët hodhën gaz lotsjellës gjatë përplasjeve.