Në të gjithë Evropën, të rinjtë po protestojnë për çështje që variojnë nga mungesa e fondeve për arsimin deri te kostoja e strehimit, duke paraqitur sfida të mëdha për qeveritë që janë tashmë nën presion dhe duke ofruar një shenjë të dukshme të zemërimit të Gjeneratës Z. Në një analizë të CNN, shfaqen të gjitha pakënaqësitë në shtete të ndryshme të botës. Në shkrim thuhet se të rinjte e Spanjës, u ngritën në këmbë pas dëbimit të 87-vjeçares Maricarmen Abascal nga shtëpia. Kjo çështje shërbeu si katalizator për këtë valë protestash; në Francë, studentët protesruan në mbështetje të mësuesve në grevë.