Tri pikë pa vrapuar asnjë metër? Ballkani përjeton ndeshjen më të pazakontë Elbasani ka marrë një pikë në transfertë ndaj Teutës, në një ndeshje që përfundoi me rezultatin 0-0. Sfida e javës së tetë të Abissnet Superiore nuk prodhoi gola, duke bërë që të dyja skuadrat të ndajnë pikët.
Kjo ishte ndeshja e parë e Glen Dajës në krye të Elbasanit. Djali i Ilir Dajës mori drejtimin e verdhebluve pas largimit të Ivan Gvozdenoviçit, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij si trajner.
Përballë Teutës, Elbasani arriti të largohej me një rezultat pozitiv, edhe pse pa mundur të gjente rrugën e rrjetës. Nga ana tjetër, durrsakët nuk shfrytëzuan avantazhin e fushës për të marrë tri pikët.
Barazimi pa gola e mbyll në ekuilibër këtë përballje, ndërsa për Glen Dajën, sfida e parë në stolin verdheblu shënon pikën e nisjes së një etape të re me Elbasanin.
Top Channel
Superiore/ Vllaznia triumfon në Klasiken e Shqipërisë, shkodranët mposhtin Tiranën me dy gola