Policia e Shtetit i bën thirrje pjesëmarrësve në protestën studentore që të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm të cilët po dëmtojnë pronën publike dhe private dhe po sulmojnë efektivët e policisë dhe institucionet shtetërore të vendit. Në një reagim të policisë së shtetit pas protestës së kësaj të shtune thuhet se efektivët janë përballur me akte të vazhdueshme dhune, të cilat rrezikojnë drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe sigurinë e qytetarëve.