Protestues, gazetarë e efektivë policie i janë drejtuar spitaleve në kryeyqytet për të marrë ndihmë mjekësore pas lëndimeve të shkaktuara gjatë protestës së dhunshme studentore. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale bën me dije se gjatë protestës së kësaj të shtune në Spitalin Universitar të Traumës u paraqitën nëntë të lënduar, shtatë prej tyre protestues. Me tyre, edhe i riu i cili u lëndua në sy. Minisria thotë se ai po i nënshtrohet ekzaminimeve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu edhe dy përfaqësues të mediave janë lënduar gjatë protestës dhe i janë drejtuar për trajtim mjekësor spitait të traumës.