Mbyllet protesta në Tiranë, 13 të lënduar dhe disa persona të shoqëruar

24 Tetor 2026 | 21:45

Kur ora shënon 21:15, protestuesit janë shpërndarë dhe disa prej rrugëve të kryeqytetit janë boshatisur.

Ndërkohë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka nisur pastrimi i gurëve dhe sendeve të tjera të forta të hedhura gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe policisë.

Policia ka shoqëruar disa protestues, ndërsa 13 persona të lënduar gjatë protestës së sotme numërohen deri më tani, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

Në Spitalin e Traumës janë paraqitur 9 të lënduar, nga të cilët 7 protestues dhe 2 gazetarë. Protestuesi i lënduar në sy po i nënshtrohet ekzaminimeve, por nuk ka rrezik për jetën. Aktualisht, në Spitalin e Traumës ndodhen 4 të lënduar.

Në spitalin “Nënë Tereza” janë mjekuar një protestues dhe një efektiv policie, të cilët tashmë janë larguar. Ndërsa në Poliklinikën nr. 2 janë paraqitur 2 efektivë me lëndime në sy, të cilët gjithashtu janë larguar pas marrjes së trajtimit.

Lexoni dhe:

Përshkallëzohet protesta pranë selisë së PS-së, protestuesit hedhin breshëri fishekzjarresh dhe lëndë piroteknike (VIDEO)

Policia reagon për protestën: Sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve ndëshkohen me ligj

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ditmir Bushati për protestat: As dhuna dhe as brutaliteti policor nuk janë zgjidhje për situatën aktuale

Ditmir Bushati, ish ministër i Jashtëm ka reaguar lidhur me protestat në vend duke shprehur shqetësimin e përdorimit të mjeteve të ndryshme, duke shkaktuar përleshje...
21:37 | 24/10/2026

Tritan Shehu nga Trauma: Dhunë ekstreme, protestuesit me plagë të rënda nga plumbat e gomës

Tritan Shehu nga Partia Demokratike ka reaguar nga Spitali Universitar i Traumës lidhur me situatën e të lënduarve gjatë protestës së sotme. Shehu ka shprehur...
21:20 | 24/10/2026

Deputeti i PD-së, Gjin Gjoni: Jemi në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve, policia po ushtron dhunë

I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Review” me Greta Topjanën, deputeti i PD-së, Gjin Gjoni, foli për protestën e kësaj të shtune. Gjoni...
20:52 | 24/10/2026