Dymbëdhjetë eurodeputetë kërkojnë vëmendjen e Parlamentit Europian për masat e ndërmarra nga Policia e Shtetit përgjatë protestave studentore në Shqipëri. Përmes një letre, ata i drejtojnë një sërë pyetjes përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europin për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas. Mes firmëtarëve është edhe eurodeputeti grek, Fredi Beleri. Në letër thuhet se referuar raportimeve, plumba gome janë qëlluar nga policia dhe kanë plagosur protestues dhe gazetarë, ndërsa Avokati i Popullit në Shqipëri po heton domosdoshmërinë dhe proporcionalitetin e përdorimit të forcës nga policia. Ekzistojnë gjithashtu shqetësime lidhur me mungesën e garancive të përshtatshme për të miturit e ndaluar