Monday / October 26 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi Sigurime

Sigurimet, dividendët arrijnë vlerën më të lartë historike

Share Share Icon

Fitimi i tregut të sigurimeve iu kthye rritjes vitin e kaluar dhe shënoi nivelin më të lartë historik. Sipas informacionit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), fitimi arriti në 3.13 miliardë lekë, ose 32.4 milionë euro. Fitimi i tregut u rrit me 38% krahasuar me një vit më parë.

Kontributin kryesor në fitimin e vitit 2025 e dha segmenti më i madh, i sigurimeve të Jo-Jetës. Fitimi total i kompanive të këtij tregu arriti në 2.7 miliardë lekë, në rritje me 35% krahasuar me vitin 2024.

Fitimet e viteve të fundit kanë mundësuar edhe shpërndarjen e dividendëve nga një pjesë e kompanive. Vlera totale e tyre për vitin e kaluar arriti vlerën më të lartë historike, me 1.67 miliardë lekë, në rritje me 105% krahasuar me një vit më parë.

Dividendi në vlerë më të madhe vitin e kaluar u shpërnda nga kompania më e madhe në treg, Sigal Insurance Group. Vlera e dividendit të shpërndarë për vitin 2025 ishte 982 milionë lekë, në rritje me 180% krahasuar me një vit më parë. Sigal kontrollohet në masën 100% nga Drejtori i Përgjithshëm, Avni Ponari.

Sigma Vienna Insurance Group, vitin e kaluar shpërndau një dividend në vlerën e 248 milionë lekëve, vlerë kjo 31% më e lartë krahasuar me një vit më parë. Sigma zotërohet në masën 89% nga grupi austriak Vienna Insurance Group, ndërsa pjesa e mbetur e aksioneve mbahet nga investitorë shqiptarë.

Një tjetër kompani që ka shpërndarë rregullisht dividend në vitet e fundit është Albsig. Vitin e kaluar, Albsig shpërndau dividend në vlerën e 200 milionë lekëve.

Edhe për Albsig, vlera e dividendit të shpërndarë u rrit me 82% më shumë krahasuar me një vit më parë. Albsig zotërohet plotësisht nga biznesmeni shqiptar Shefqet Kastrati.

Kompania tjetër e grupit vjenez, Intersig Vienna Insurance Group, vitin e kaluar shpërndau dividend në vlerën e 137 milionë lekëve, në rritje me 21% krahasuar me një vit më parë. Vienna Insurance Group zotëron 90% të aksioneve të kompanisë, ndërsa pjesa e mbetur i takon biznesmenit shqiptar, Gentian Sula.

Kompania e fundit e sigurimeve të Jo-Jetës që shpërndau dividend vitin e kaluar ishte Atlantik, në vlerën e 100 milionë lekëve. Dividendi i shpërndarë nga Atlantik u dyfishua krahasuar me vitin 2024.  Atlantik zotërohet në masën 100% nga biznesmeni Dritan Çelaj.

 

Burimi: Pasqyrat e Audituara Financiare

 

Tre kompanitë e tjera, Eurosig, INSIG dhe Ansig nuk kanë shpërndarë dividendë në vitet e fundit.

Në segmentin më të vogël të tregut, atë të sigurimeve të Jetës, fitimi për vitin 2025 arriti në 421 milionë lekë, afërsisht 59% më shumë krahasuar me vitin 2024.

Megjithatë, dividendët e shpërndarë në tregun e sigurimit të jetës ishin në përmasa modeste, me rreth 147 milionë lekë gjithsej. Vetëm dy nga katër kompanitë e tregut të Jetës shpërndanë dividend vitin e kaluar dhe pjesë dërrmuese e tyre i takonin edhe në këtë rast kompanisë së grupit Sigal,

Sigal Life Insurance Group. Ajo shpërndau për aksionerin e Sigal Insurance Group një dividend prej 147 milionë lekësh, në rënie me 20% krahasuar me dividendin e shpërndarë një vit më parë.

Sicred shpërndau një dividend në shumën e 6.5 milionë lekëve, ndërsa një vit më parë nuk kishte shpërndarë dividend. Sicred kontrollohet nga një grup aksionerësh individë shqiptarë.

 

Investimet e huaja arrijnë në 1.9 miliardë eurove

Sektori financiar ngelet një nga degët kryesore në tërheqjen e investimeve të huaja në ekonominë shqiptare. Sidomos sektori bankar vazhdon të sjellë në vazhdimësi flukse të konsiderueshme investimesh, të mbështetura nga fitimet e larta vjetore, por edhe nga rritja e kërkesave rregullatore për kapital në vitet e fundit.

Sektori i dytë për nga pesha specifike kundrejt totalit të Investimeve të Huaja Direkte vitin e kaluar ishin shërbimet financiare. Ky sektor solli investime në vlerën e 291 milionë eurove, ose afërsisht 18% të totalit. Investimet në këtë sektor u rritën me 1.4% krahasuar me një vit më parë.

Sektori bankar sjell në vazhdimësi flukse të konsiderueshme investimesh, të mbështetura nga fitimet e larta vjetore dhe nga rritja e kërkesave rregullatore për kapital në vitet e fundit. Këtë vit nisën operacione dy banka të reja me kapital të huaj, Banka Jet dhe dega e Bankës Ziraat në Shqipëri.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e kaluar Investimet e Huaja Direkte në sektorin financiar arritën vlerën e 238 milionë eurove, në rritje me 51% krahasuar me një vit më parë.

Gjithmonë duke iu referuar Bankës së Shqipërisë, stoku total i Investimeve të Huaja Direkte në fund të tremujorit të parë 2026 arriti vlerën rekord prej 1.9 miliardë eurosh.

Stoku i investimeve të huaja në sektorin financiar është rritur me 6% krahasuar me një vit më parë dhe me 83% krahasuar me fillimin e vitit 2020, periudhë që shënoi pikun e goditjes pandemike në ekonomi, pas së cilës nisi një cikël i shpejtë rritjeje i ekonomisë dhe i sektorit financiar në vend.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Barra e shtrenjtë e karburantit, 74% e të anketuarve shpenzojnë mbi 15 mijë lekë/muaj për naftë

Çmimet e larta të karburanteve po rëndojnë mbi buxhetet familjare dhe po ndryshojnë zakonet e përdorimit të automjeteve. Një anketë online e revist...

1 day më parë 18 Min Lexim

Ushqime të shtrenjta, bizneset ulën çmimet nga presioni i qeverisë, paralajmërojnë rritje në janar

Importuesit dhe prodhuesit pohojnë se ulja e çmimeve të produkteve ushqimore për periudhën 3-mujore tetor-janar, po arrihet përmes tkurrjes së marz...

1 day më parë 14 Min Lexim

Dividendët e bankave po “tkurren”

1 day më parë 16 Min Lexim
Ads
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!