Edlira Çepani: Jam pa fjalë, nuk e kuptoj dhunën ndaj të rinjve dhe grupeve të ndihmës së parë

24 Tetor 2026 | 22:18

E ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Review” me Greta Topjanën, aktivistja Edlira Çepani u shpreh e shqetësuar për reagimin e policisë ndaj protestuesve. Ajo tha se edhe grupet e ndihmës së parë, të ngritura nga vullnetarët, janë përballur gjithashtu me reagim nga policia.

“Me disa të rinj vullnetarë kemi ngritur grupe të ndihmës së parë, të cilët janë me jelekët e verdhë. Të gjithë ata që janë në terren shohin rastet e tmerrshme, ku më pas thirret ambulanca. Çdo ditë e më tepër po shohim një agresion që shtohet nga policia. Nuk e kuptoj kaq shumë agresivitet dhe kaq shumë shkelje të dukshme ligjore. Nuk arrij dot ta kuptoj pse duhet një dhunë kaq e madhe ndaj të rinjve që kanë dalë aty për të kërkuar arsim më të mirë, mirëqenie dhe shëndetësi më të mirë. Edhe grupet e ndihmës janë goditur dhe as në një luftë mes shteteve armike nuk sulmohen grupet e ndihmës së parë. Dhe nuk arrijmë ta perceptojmë se çfarë është gjithë ky agresion. Grupi i ndihmës së parë nuk ndihmon vetëm protestuesit, por edhe policinë. Është një situatë e menaxhuar në mënyrë tërësisht joprofesionale dhe na vjen keq që shohim të rinj që trajtohen ashtu. Jam pa fjalë. Edhe të rinjtë nëse vjen momenti që të neutralizohen nuk duhen qëlluar lart, por duhet të synohet te gjymtyrët e poshtme, ndërsa ne kemi hasur pothuajse të gjitha rastet që janë goditur sipër. Forcat e rendit e kanë kuptuar gabim rolin e tyre. Janë aty për të garantuar sigurinë dhe jo për të rrahur të rinjtë”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllet protesta në Tiranë, 13 të lënduar dhe disa persona të shoqëruar

Kur ora shënon 21:15, protestuesit janë shpërndarë dhe disa prej rrugëve të kryeqytetit janë boshatisur. Ndërkohë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka nisur pastrimi i...
21:45 | 24/10/2026

Ditmir Bushati për protestat: As dhuna dhe as brutaliteti policor nuk janë zgjidhje për situatën aktuale

Ditmir Bushati, ish ministër i Jashtëm ka reaguar lidhur me protestat në vend duke shprehur shqetësimin e përdorimit të mjeteve të ndryshme, duke shkaktuar përleshje...
21:37 | 24/10/2026

Tritan Shehu nga Trauma: Dhunë ekstreme, protestuesit me plagë të rënda nga plumbat e gomës

Tritan Shehu nga Partia Demokratike ka reaguar nga Spitali Universitar i Traumës lidhur me situatën e të lënduarve gjatë protestës së sotme. Shehu ka shprehur...
21:20 | 24/10/2026